Ujësjellësi i Tepelenës, prag falimenti, dy muaj pa paga punonjësit

0
525

Prej 2 muajsh 65 punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë, nuk marrin pagat kjo për shkak të bllokimit ligjor nga përmbaruesit për mospagesën e sigurimeve shoqërore në periudhën 2007-2012. Ajo që bie në sy është fakti që nga mospagesa e sigurimeve shoqërore në drejtorinë e Tatim-Taksave në Gjirokastër nuk gjen asnjë shënjë të tyre. Drejtori i kësaj ndërmarrje Arben Kacorri përballë këtij problemi ka bërë fajtorë ish drejtuesit e ndërmarrjes, të cilët nuk kanë derdhur detyrimet në Tatim-Taksat cka është shkelje e rëndë dhe element për vepër penale ndaj paraardhësit. Megjithatë vetë Kacorri, akuzon për gjendjen e krijuar, përmbaruesin privat Bujar Shehu ndaj të cilit ka bërë edhe një padi konkrete me arsyetimin se ligji e përmban që përvec shpenzimeve dhe dietave, pagat dhe sigurimet nuk mund të bllokohen nga përmbaruesi në asnjë moment. Madje Kacorri akuzon direkt aferet korruptive avokat-përmbarues. Nga ana tjetër ata që vuajnë direkt këtë problem, janë punonjësit e administratës dhe teknikët në terren që prej 2 muajsh nuk marrin pagët pikërisht për këtë problem. E gjendur përballë këtij problemi, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve është në prag falimenti pasi nuk ka të ardhura të përmbush asnjë detyrim. Bllokimi i pagave ndaj 65 punonjësve të kësaj ndërmarrje, ndodh për herë të parë pas katër viteve kohë kur kjo ndërmarrje drejtohet nga Arben Kacorri. Ky i fundit deklaron se borxhet e prapambetura janë kthyer në një terren korruptiv të cilat po shfrytëzohen nga urat lidhëse Përmbarues-Avokat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here