Ujësjellësit në vështirësi/Qeveria ndryshon subvencionin

0
150

Këshillat bashkiakë do të kenë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përdorimit të subvencionit që shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve marrin nga buxheti i shtetit.

Në udhëzimin e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përcaktohet se ndryshimi ka për qëllim mos pengimin e funksionimit normal të aktivitetit të ujësjellësve, që sikurse dihet japin një shërbim tejet të rëndësishëm për qytetarët.

Metodologjia e miratuar në prill të këtij viti, përcakton se subvencioni i përfituar për mbulimin e kostove direkte të operimit, në masën 50% të tij duhet të shkojë për të paguar faturat e energjisë elektrike, si dhe për mbulimin e kostove të pajisjen me matësa të famijeve që u përkasin kategorive në nevojë.

Ndërkohë që, këto detyrime erdhën në një kohë kur nga ana e shoqërive të ujësjellës- kanalizimeve u kërkua që të mirëmenaxhoheshin. Por, ndryshimet e fundit , tregojnë se kjo kërkesë nuk është arritur , duke kërkuar ndërhyrjen e këshillave bashkiakë, për të evituar funksionimin e tyre.

Kjo vërtetohet edhe nga  borxhet që  këto institucione kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku në muajin gusht të këtij viti arritën në 10.409 mld lekë, vlera më e lartë që prej vitit 2010.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here