Ujku qe pjell lepurush!

0
141

Nga Tritan Shehu – ish Minister i Jashtem i Shqiperise – Sic duket ideja famekeqe serbomadhe e “shkembimit te territoreve” me Kosoven, fatkeqesisht e promovuar nga shqipfoles se fundmi, po “varroset” perfundimisht sot ne Berlin; faleminderit Merkel e Macron!
Kjo pa dyshim do te ndodhe nqs ata qe perfaqesojne Shqiperine e Kosoven aty, nuk do te shtyhen me tej ne aventuren e tyre pa krye, sepse ndryshe mund te mbetej jashte varrit litari antishqiptar.
Apo dhe nqs po ata nuk do te tentojne ta sabotojne a cvleresojne si Don Kishoti ate Samit tejet te rendesishem per Rajonin e te ardhmen e tij, gje per te cilen fatkeqesisht i kane dhene shenjat e para.
Per cudine time me te madhe po degjoj se nje nga bashkeautoret kosovare te kesaj teorie famekeqe paska thene se nuk kemi te bejme me “shkembime territoresh”, por vetem me marjen nga Kosova te pjeseve te Serbise se Jugut.
O temporas o mores!
Kaq idiote, doreleshuar, paqesor, “internacionaliste” i konsideroka ky “lider shqiptar” serbet dhe Vucicin, kete dishepull direkt te Milloshevicit.
Ujku qe pjell lepurush i thone kesaj!!!
Nuk besoj te jete keshtu, nuk besoj te jete as vetem joshja katershe per cmimin Nobel, eshte shume me teper e me e rrezikeshme kjo loje se kaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here