Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron!

0
201

Nga Roland Bejko

Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron! Vendimi që ka marrë sot në Lezhë, Pjerini dhe pasuesit e tij socialistë për shkarkimin nga detyra të zj. Voltana Ademi si Kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe që është bërë viral në portale dhe edicionet e lajmeve në të gjitha mediat është NUL, i pavlefshëm.Pjerin Ndreu dhe të gjithë kryetarët e bashkive jo legjitimë të dalë nga farsa e qershorit 2019, që ishin në atë takim të gjoja asamblesë, nuk janë anëtarë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, por janë bërë me vullnet të lirë anëtarë të shoqatës tjetër që quhet “Shoqata për Autonomi Vendore” që drejtohet nga Erion Veliaj, dhe si të tillë nuk kanë asnjë të drejtë të organizojnë takime, mbledhje strukturash, apo të marrin vendime në emër të SHBSH-së ku nuk kanë as firmën dhe as vulën e saj.Unë Pjerinin nuk e njoh për njeri të lajthitur. Si trim të çartur, po. Thonë se trimërinë dhe marrëzinë, shpesh i ndan një fill i padukshëm. Në rastin konkret, kjo që ka bërë Pjerini me porosi të Ramës është thjesht marrëzi, e ka lejuar veten të bëhet instrument në duart e Ramës sepse dihet që mbas këtij puçi fshihet strategjia e PS për të tërhequr padinë e depozituar nga SHBSH në Gjykatën Kushtetuese ku kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve lokale 2019 dhe që pritet të shqyrtohet prej saj pas disa ditësh, më 23 Qershor.Vini re, nga njëra anë Rama “i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës nga ana tjetër bën të gjitha përpjekjet për të rrëmbyer edhe ato pak pushtete që nuk i ka ende në duart e tij. Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron!

Shkruaj nje koment