Ukraina: 32 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës

0
63

Parlamenti i Ukrainës ka bërë me dije se 32 gazetarë janë vrarë që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.

Shifra publikohet disa ditë pasi gazetari francez Frédéric Leclerc-Imhoff u vra në Ukrainë pasi u godit nga predha gjatë mbulimit të një operacioni evakuimi.

Gazetari 32-vjeçar, i cili punonte për kanalin e lajmeve 24-orëshe BFMTV, ishte në rrugën për në Lysychansk pranë qytetit lindor të Severodonetsk në Luhansk, kur ndodhi sulmi.

BFMTV tha se ai po mbulonte operacionin humanitar në një automjet të blinduar. Këtë javë, forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre përgjatë krahut lindor të vendit dhe kanë avancuar ngadalë drejt qendrës së Severodonetsk.

Shkruaj nje koment