Ulen avionet e pare sportive ne aerodromin e Gjirokastres

0
229

Katër aeroplanë sportiv nga Maqedonia e Veriut dy nga Kosova si dhe mjete të tjera fluturuese të Shoqatës së Aeronautikes Shqiptare u ulën në aerodromin e vjetër të qytetit të Gjirokastrës ditën e premte. Avionët sportivë kanë përshkuar qytetin e gurtë . Ditën e premte janë bërë provat e para teknike për funksionimin e mundshëm të këtij aerodromi që prej vitesh ka qenë jashtë funksionit . Ndërsa ditën e djeshme avionët sportiv kanë fluturuar mbi qytetin e gurtë por nuk janë ulur dot në pistë kjo për shkak se terreni , sipas specialistëve të fushës nuk është ende në standardet e duhura dhe për këtë punimet do të vazhdojnë. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka thënë se rijetëzimi i aerodromit shihet si një mundësi për zhvillimin turistik të zonës. Është menduar që ky aerodrom të përdoret vetëm për qëllim turistik por ende ky i fundit nuk është në standardet e duhura për të funksionuar normalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here