Ulen temperaturat , mot i keq në gjithë vendin

0
124


Gjatë orëve të fundit temperaturat në të gjithë vendin janë ulur ndjeshëm duke shkuar disa gradë nën zero .Edhe në qarkun e Gjirokastrës ka mbizotëruar moti i keq.Reshjet e shiut dhe dëborës në zonat malore janë shoqëruar me erëra të forta e të ftohta por pa krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve.Nga ana tjetër në qytet dhe disa fshatra përreth ka patur edhe ndërprerje tē energjisë elektrike herë pas here .
Sipas sinoptikanëve kjo gjendje e motit do të vazhdojë përgjatë ditëve në vijim. Ndërsa dita e sotme sipas tyre është më e ftohta e shënuar deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here