Ulet çmimi i naftës/ Bogdani thirrje skeptikëve: Kur njerëzit bëhen bashkë, qeveria dhe oligarkët reagojnë

0
160

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gerti Bogdani ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët skeptikë, të cilët nuk dalin në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës.

Duke publikuar të dhënat, që çmimi i naftës ka pësuar rënie krahësuar me ditën e djeshme, ai thotë se kur njerëzit bëhen bashkë, qeveria dhe oligarkët reagojnë.

Bogdani iu bën thirrje qytetarëve që të dalin të protestojnë. Sot në orën 17.00 sërish do të zhvillohet protest para kryeministrisë.

“Per te gjithe skeptiket qe zgjedhin te rrine ne shtepi dhe ta paguajne naften 2600 Leke / litri!!! PROTESTA KA EFEKT!!!

Nga dje qe ishte 2600 Leke, sot e zbriten me vrap ne 2430 Leke / litri!!! Kur njerezit behen bashke qeveria dhe oligarket e vet reagojne!!! Mos rri ne shtepi, por dil PROTESTO!!!”-shkruan Bogdani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here