Ulet me 3 lekë nafta edhe 1 lekë benzina

0
108

Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme, ka vendosur çmimet e reja për naftën, benzinën e gazin.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, nga 214 që ishte më parë ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, nga 195 lekë/ litri që ishte më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër.

Shkruaj nje koment