UNIKALE !!! Ky është institucioni ku të gjithë punonjësit, akuzohen masivisht për shpërdorim detyre

0
149

Nuk ka ndodhur asnjëherë që punonjësit e një institucioni publik, të ndiqen penalisht nga organi i akuzës.

Por ja që ndodh në Gjirokastër.

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, është institucioni i parë që shënon rekordin për penalizimin e të gjithë stafit punonjës. Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës, konfirmojnë për Jugunews.net se inspektorët e këtij institucioni, ndiqen penalisht dhe mbi ta, rëndon akuza e rëndë “Shpërdorim Detyre”. Akuza është ngritur pas denoncimeve të depozituara në Prokurorinë e Gjirokastrës për abuzimet që kanë kryer punonjësit e këtij inspektoriati me detyrën.

Dhjetëra biznese kryesisht lokale, kanë depozituar në Prokurorinë e Gjirokastrës akuza konkrete me video e audio që vërtetojnë aktivitetin e inspektorëve në terren i cili ka qenë kompromentues dhe në kundërshtim të plotë me ligjin.

Jugunews.net ka listën e të gjithë punonjësve që ndiqen penalisht por për etikë, nuk publikojmë emrat e tyre, por mjaftohet që në krye të listës është ish kreu i ISHSH e shkarkuar ditë më parë.

Ditën e djeshme dhe sot, të gjithë inspektorët janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe ndaj tyre është hapur proces penal. Mjaft prej tyre kanë qenë të shoqëruar me mbrojtës ligjorë.

Në janar priten zhvillime të reja për ecurinë e mëtejshme të hetimeve nga inspektorëve të ISHSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here