Unioni i Gazetarëve nderon me çmime gazetarët arbëreshë në Bari

0
28

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka vlerësuar gazetarin e njohur arbëresh Mario Calavia i cili prej vitesh është urë e rëndësihme lidhje mes medias shqiptare dhe asaj arbëreshe.

Gjithashtu vlerësoi zotin Hasan Aliaj, kryeredaktorin e gazetës periodike “Rrënjët”, e cila botohet prej më shumë se 30 vite. Në ceremoninë e veçantë, Fondacioni “Dritëro Agolli” ndau çmimin “Dritëro Agolli” për kryetarin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Në 15 edicionet e mëparshme, organizatorët e Ditës së Miqësisë se Gazetareve Shqiptarë kanë zhvilluar aktivitetin në qytete të ndryshme brenda vendit dhe në qytete në gjithë hapësirat shqiptare; Elbasan, Shkodër, Korçë, Prishtinë, Tetovë, Strugë, Ulqin, Prizren dhe Preshevë.

Kjo shtrirje ka bërë që gazetarët shqiptarë të kenë mundësinë e njohjes dhe të bashkëpunimit të ngushtë për të gjitha problemet, që lidhen me ushtrimin e profesionit dhe misionit fisnik të gazetarit dhe përmirësimin e profesionalizmit dhe etikës së mediave.