Unioni Rajonal “Stop Krimit”, po shtron influencën e vet në denoncimin e rasteve të goditjeve jo vetëm të trafiqeve të ndryshme, por ditët e fundit operon edhe kundër rasteve korruptive të zyrtarëve të lartë, të mesëm apo të ulët në rajonin e Gjirokastrës.
Për Jugunews.net kreu i këtij unioni Kosta Ngjelo, shprehet se së fundi unioni që ai drejton, do të marrë përsipër edhe veprimtarinë e Shoqatës së Avokatëve Kundër Korrupsionit e cila do të ketë shtrirje në të gjithë territorin e Qarkut të Gjirokastrës.
Zoti Ngjelo shprehet se ka shumë raste në Gjirokastër, ku zyrtarë të ndryshëm, abuzojnë dhe egzistenca e Unionit Stop Krimit dhe Stop Korrupsionit, pritet të veprojë konkretisht duke i denoncuar faktet dhe provat që ka në organet ligjzbatuese.
Kreu i Unionit Stop Krimit Kosta Ngjelo, apelon edhe tek qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre denoncimeve që kanë në thelb, pastrimin e shoqërisë nga elementët e lidhur me krimin dhe korrupsionin duke garantuar anonimitetin e denoncuesve.
Cdokush që dëshiron të denoncojë një krim apo tentativë krimi, si dhe raste korruptive, është i lutur të kontaktojë me Unionin Stop Krimit dhe Stop Korrupsionit përmes nr të telefonit
069 4725122.