Universiteti ‘Eqerem Çabej’, studentë dhe pedagogë pjesë e programit ‘Erasmus-Plus’.

0
153

Pedagogë dhe studentë të Universitetit ‘Eqerem Çabej’ janë përfitues të programit europian “Erasmus-Plus”.

Programi “Erasmus-Plus” është një bashkëpunim për shkëmbime në fushën e kërkimit akademik, administrativ dhe studentor. Burim i financimit të programit është Bashkimi Europian.

Deri tani nga aplikimet individuale të bëra nga ky universitet kanë përfituar të drejtën për studime dhe kërkime 5 studentë dhe 25 pjeswtarë të stafit akademik.

Tre studentë të programit Teknologji – Informacioni, për rreth tre muaj ndoqën studimet në Universitetin “De Vigo Galicia” në Spanjë.

Studentët përfitues mund të vijojnë studimet e tyre për një periudhë kohe, deri në një semestër në universitete të ndryshme të Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here