Ura që i lidh me tokat bujqësore e pakalueshme/ Fermerët e Sarandës më shumë kosto për naftën dhe pa subvecione

0
130

Fermerët e fshatrave Metoq dhe Gjashtë në Sarandë kanë protestuar pasi prej 7 muajsh, pasi ura që i lidh me fushat e mbjella me misër, është amortizuar duke u bërë e pakalueshme për automjetet e punës.

Ura që i lidh me tokat bujqësore e pakalueshme/ Fermerët e

Në këto kushte, fermerët bëjnë rreth 50 km rrugë më shumë çdo ditë për të shkuar në fusha. Kjo vjen në kohë kur çmimi i karburantit është bërë i papërballueshëm. Ata kërkojnë që bashkia të investojë sa më parë.

Fermerët e Sarandës thonë se nuk kanë marrë asnjë subvencion për naftën edhe pse kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin. 

“Tek kjo urë kalojmë me frikë të madhe ne këmbësorët. Ne kemi edhe mjete pune. Kemi tre muaj që nuk funksionon dhe ne kemi problem të kalojmë edhe në këmbë. Shteti të vijë këtu dhe të vërë dorë. Nga Bashkia kanë ardhur, kanë bërë foto dhe nuk kanë vënë elemente por ka vetëm dhera. Kaq është bërë nga Bashkia, asnjë lloj veprimi tjetër. Të gjithë ne që jemi mbledhur këtu nuk jemi mbledhur për parti, por të hyjmë e të dalim si njerëz sepse edhe ujin që e mbushim e cojmë në krah nga njëra anë e urës në tjetrën”, tha një prej fermerëve.

“Kjo urë shkurton distancën dhe kostot tona ulen”, tha një tjetër fermer. “Tani bëhen kilometra të tëra në një kohë që litri i naftës është 260 lekë. Na rritet kosto trefish vetëm nga mungesa e urës. Bashkia vjen vetëm të marrë votat dhe nuk interesohen më”, u shpreh një tjetër.

Protestës së banorëve iu bashkua edhe Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo. Ajo u shpreh se nuk ka ende asnjë informacion nga Bashkia e Sarandës nëse ekziston një projekt ndërtimi për urën, në cilën fazë ndodhet ajo dhe me çfarë fondi do të investohet.

Shkruaj nje koment