Urdhëri i Lleshaj , pezullohet targimi i mjeteve të blinduara që hyjnë rishtas në Shqipëri

0
122

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kërkuar Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument të këtyre mjeteve të blinduara për vitin 2020.
Udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi.
Në udhëzimin e dërguar, ministri Lleshaj thotë se konstatohet se mjetet e blinduara posedohen nga individë me precedentë penalë dhe vihet re mungesë informacioni në rastet e ndërrimit të pronësisë së këtyre mjeteve apo edhe problematika të tjera.
Nuk dihet sa është numri i mjeteve të blinduara, që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë, sepse nuk është mbajtur një database për to, por prej tre muajsh nuk po lejohet më pajisja me dokumentacion të rinovuar dhe targimi i tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here