Urdhri i KQZ: Të hiqen posterat progandistike që nuk përmbushin këtë kriter

0
80

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar heqjen e të gjitha posterave dhe banerave propagandistikë të çdo partie politike, të cilat nuk kanë mbishkrimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit ligjor”.

Celibashi tha se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake duhet të heqin ato materiale të cilat nuk e kanë mbishkrimin dhe do të monitorojnë 61 bashkitë e vendit për çdo subject politik.

Afati për të raportuar është deri ditën e premte në orën 24:00.

“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore të, dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që ti heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.

Vendimi vjen pas denoncimit të opozitës për posterat denigrues të Partisë Socialiste të cilat shënjestronin kundërshtarët politikë në fushatë.

Shkruaj nje koment