Me urgjencë kurse kundër analfabetizmit për komentuesit e LRI

0
1212

Tavo & Rami kanë lëshuar “ajkën” e vet për të sulmuar jugunews.net për një shkrim i cili vinte në dukje përfshirjen e anëtarëve të LRI në KKSH Dega Gjirokastër dhe kjo nuk ka asgjë te keqe. Por nuk e kuptojmë nervozizmin e tyre shfaqur edhe në komentet në statusin tonë të FCB. Në shkrim as nuk përmendet asnjë detaj që përfaqësuesit e LRI, të jenë të punësuar tek KKSH krahas punës në administratën publike. Thjesht nëse nuk u pëlqen ato cfarë ne shkruajmë, është puna e tyre jo jona. Detyra jonë është informimi objektiv i njerëzve që shikojnë tek ne, të vetmen media që nuk është “kazan” i pushtetit. Media jonë është që njerëzit e bombarduar nga tv të kapura në qytetin tonë nga binomi i sipërpërmendur, të shikojnë se cfarë ndodh realisht këtu ku ne jetojmë. Arroganca e shfaqur në komentet e LRI-stëve, është shenjë e kuptueshme e atyre që diktojnë të vërtetën në këndvështrimin e tyre. Por kjo tentative, nuk vlen me jugunews, kjo nuk shkon tek jugunews, ndaj HARROJENI ! Mjaft shpejt, do të publikojmë të vërteta të tjera dhe shpresojmë të gjeni argumenta sulmi. Dizinformimi nuk është parimi ynë, fiksojeni pavarësisht se ju të LSI, dizinfomimi ka parimin e të vërtetës. Na vjen mirë që na ndiqni edhe juve krahas mijëra ndjekësve tanë dhe kjo tregon se edhe ju jeni të updetuar me lajmet tona. Dhe për t’a mbyllur dy sygjerime: E para dhe shumë e rëndësishme, cojeni nivelin e komenteve dhe e dyta, jugunews.net ka pasur të drejtë kur ka ngritur domosdoshmërinë e ringritjes së kurseve analfabetike në radhët tuaja. Një prej komentuesve tuaj, ka nevojë urgjente për t’ia filluar nga e para mësimin e elementëve bazikë të gjuhës shqipe.

Merreni shtruar me qetësi…..

Shkruaj nje koment