Urimi i Bashes per Pashket: Mbushini zemrat me shprese , dite me te mira do te vijne

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Pashkëve. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha shkruan se kremtimi i Pashkëve shënon një triumf mbi të keqen. Ndër të tjera, kryedemokrati shkruan se ditë më të mira do të vijnë.

Urimi i kryetarit Basha për Pashkë:

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë. Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.Zoti e bekoftë Shqipërinë.Për shumë vjet gëzuar!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment