Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.
Për Jugunews.net zoti Bejko shpreh urimet më të mira për të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës.
Më lejoni që me rastin e Festës së ndritshme të Pashkës, t’ju uroj nga zemra Gëzuar dhe për shumëvjet! Dita e Pashkës, është ditë e shenjtë e Ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti!
Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin e Gjirokastrës. Këto ditë le të shërbejnë për të evidentuar vlerat e bashkëjetesës fetare dhe shpirterore të gjirokastritëve.
Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve-ka përfunduar urimin e tij për Pashkën Ortodokse, kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko!