Urimi i kryedemokratit të Gjirokastrës Dasho Aliko për Vitin e Ri

0
175

Kryetari i PD Gjirokastër Dasho Aliko me rastin e ndërrimit të viteve, ka uruar banorët e Gjirokastrës. Në postimin e publikuar ne rrjetin social FCB kreu i demokratëve të Gjirokastrës uron të gjithë banorët begati, mirësi dhe shëndet për 2020.

Të dashur bashkëqytetarë !
Motra dhe vëllezër!
Është çasti kur me urimet tona më të përzemërta u drejtohemi plot dashuri dhe shpresë njëri-tjetrit! Si kryetar i PD dega Gjirokaster dhe qytetar i këtij vendi, kam kënaqësinë dhe privilegjin t’ju përcjell sonte, urimet e mia më të ngrohta për një Vit të Ri sa më të bukur! Gëzuar të gjithëve! Gëzuar çdo qytetari gjirokastrit brenda dhe jashtë vendit! Gëzuar çdokujt që sonte është mik në Gjirokastër! Në vigjilje të ndërrimit të viteve, kur dëshirat dhe shpresat tona janë më të gjalla se asnjëherë tjetër, uroj çdo familje gjirokastrite ngrohtësia dhe forca e së cilës është një nga shtyllat më të qëndrueshme të shoqërisë sonë, të ketë më shumë dashuri, lumturi, harmoni e shëndet! Me këtë rast, në këtë natë të ndërrimit të viteve, dëshiroj nga zemra t’u uroj të gjithëve gëzuar, gëzuar nga mot juve, familjeve tuaja, fëmijëve tuaj!
Zoti ju bekoftë-përfundon urimi i kryedemokratit gjirokastrit Dasho Aliko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here