Urimi i kryetares së Bashkisë Gjirokastër Zamira Rami, me rastin e Pashkës Ortodokse

0
48

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, ka uruar besimtarët ortodoksë gjirokastritë me rastin e Pashkës Ortodokse.

Është kënaqësi e madhe për mua t’ju uroj besimtarëve ortodoksë Pashkët. Është kënaqësi t’i urosh Pashkët një besimtari të vetëm, e jo më një komuniteti të tërë ortodoksë të qytetit tonë.

Bëhet e shumëfishtë kjo kënaqësi po të kujtosh se këtë urim ia dedikoj një pjese të mozaikut të mrekullueshëm multireligjioz gjirokastrit, atij mozaiku që prej shekujsh ka funksionuar aq mrekullisht duke mundësuar marrëdhënie ndërfetare paqësore mes besimeve tona.

Pashkët na kujtojnë Ringjalljen, këtë mrekulli njerëzore dhe qiellore, për të cilën kemi aq nevojë.

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe, miqësi, kthjelltësi-përfundon urimin e saj, kryebashkiakia Zamira Rami.

Shkruaj nje koment