Urimi i Tritan Shehut për Ditën e verës

0
159

 

Deputeti Tritan Shehu ka qenë sot pjesë e atmosferës së mrekullueshme festive në qytetin e Përmetit. Ai ka vlerësuar vlerat kulturore të kësaj krahine, kontributet e çmuara historike të emrave të shquar që kanë përfaqësuar jo vetëm Përmetin, por gjithë Shqipërinë. Ai ka përgëzuar punën e mirë të Bashkisë Përmet për organizimin e kësaj dite në Përmet.

Urimi i plotë I Tritan Shehut

“Ishte një ditë e bukur festive e permetarëve, që shquhen për vlerat e paçmuara në kulturë, shije të holla në gatim, rregull e jetesë” është shprehur deputeti Shehu.
“Por mbi të gjtha shquhen për kontributet e mëdha historike, jo vetëm në këto aspekte, por dhe në patriotizmin, elaborimin e mbijetesën e gjuhës sonë, europianizmin e thellë të tyre.
Gëzuar Përmetit dhe të gjithë banorëve të atij Qarku, që ishin të shumtë sot në atë qytet.
Urimet më të mira organizatorëve, Bashkisë së Përmetit e Kryetarit të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here