Urimi i kreut të PD Gjirokastër, Roland Bejko për Krishtlindjen

0
145

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka uruar besimtarët e krishterë, me rastin e festës së madhe të lindjes së Krishtit.

Përmes Jugunews.net zoti Bejko ka përshëndetur të gjithë besimtarët gjirokastritë dhe mbarëshqiptarë urimet më të mira për ditën e Lindjes së Krishtit.

Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës së Krishtlindjes, të shpreh urimet e mia më të mira e të përzemërta për Ju dhe, përmes Jush, për të gjithë besimtarët gjirokastritw tw krishterë apo dhe cdo shqiptari kudo ku jeton dhe punon.

Lindja e Krishtit, për besimtarët e krishterë anë e mbanë botës, është një ngjarje, e cila, për madhështinë e saj dhe mesazhin e shpresës dhe të përtëritjes, që për më shumë se dy mijë vjet u ka përcjellë popujve, përkujtohet solemnisht.

Në këtë ditë feste ne urojmë që ato të mbizotërojnë jo vetëm në shtëpitë e besimtarëve, në tempujt e shenjtë, por edhe tek të gjithë njerëzit me vullnet e shpirt të mirë në të gjithë botën. Në kushtet e qytetërimit modern, shumë njerëz e humbasin drejtimin e tyre shpirtëror dhe moral, por, për ata që sinqerisht kërkojnë dritën e së vërtetës, besimi tek Zoti dhe tek vlerat më të larta humane do t’ua ndriçojë e lehtësojë udhën.

Ju uroj një festim të mbarë të Krishtlindjes, shëndet, mbarësi e ditë të bardha!

Gëzuar Krishtlindjet-ka përfunduar urimin e tij përshëndetës për besimtarët gjirokastritë dhe mbarëshqiptarë, kreu i PD Gjirokastrës Roland Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here