Ditelindja e Gjergj Kastriotit duket se ka kaluar ne heshtje te plote nga institucionet pergjegjese ne vend. Askush nuk eshte kujtuar jo me te festoje kete date te shenuar te heroit tone qe na ben krenar si shqiptare, por as te germezoje qofte edhe nje urim lakonik sa per t’u kujtuar.
Ish drejtori i Muzeut Kombetar njekohesisht dhe nje nder historianet dhe arkeologet vendas Melsi Labi, ne nje status ne llogarine tij ne rrjetin social FCB, nuk ka kursyer ironine ndaj institucioneve pergjegjese qeveritare qe nuk kane perkujtuar kete date te cmueshme per kombin.
Statusi i plote i Melsi Labit ne FCB.
Gezuar ditelindjen i dashur Gjergj…mos u merzit se ne trashegimtaret e tu te vertete te falenderojme per vetmohimin qe bete ne kohe, vetem qe te gezonim kete trashegimi te vyer te cilen ju na late.. Gezuar o miq Shqiptare kudo qe ndodheni… sot Shqiperia ka feste… te tunden lodrat e gajret….Gezuar Shqiperi per birin tend..dite me te bekuar nuk ka… gezuar ju o katolike te Shkodres qe Gjergjin vetem per vehte e doni… por sot harruat ta uroni,megjithese femijet ne kete kishe i pagezoni…gezuar dhe ju o politikane…qe nuk haroni ti permendni dhe ngjyren e e brekeve kur ju lypet ju,te dukeni si patrioter te semure.. por per ditelindjen e tij.. …. asnje nuk pershendeti…!? Asnje germe nuk nxoret nga goja juaj mbushur me dhembe floriri…. dhe jo pa shkak prita 24 ore, se mos ndonje nga keshilltaret tuaj pa diplome, kujtohej e ju keshillonte..para se te bente koken me xhel..?….Gezuar o krimba te gjizes… o flutura te malaries… se Gjergji Kastrioti me shoke fatkeqsisht…. dhe per ju e beri Shqiperine… te pakten mbajeni mend.. 06/05…
Gezuar gjithe Shqiptaria….