Urimi i zv ministres së jashtme Artemisa Dralo për nxënësit dhe arsimtarët me rastin e ditës së parë të shkollës

0
135

Zv ministrja e jashtme Artemisa Dralo, ka uruar të gjithë nxënësit dhe arsimtarët e Gjirokastrës me rastin e ditës së parë të shkollës për sezonin e ri arsimor 2017-2018.

Zonja Dralo ish kandidate për deputete e PS për Qarkun e Gjirokastrës, ka ndarë urimin për nxënësit dhe mësuesit, përmes rrjetit social FCB.

Statusi i zonjës Artemisa Dralo.

Suksese për të gjithë nxënësit dhe arsimtarët që sot nisin një vit të ri shkollor!! Energjia dhe dëshira e sotme, ju shoqëroftë përgjatë gjithë rrugëtimit tuaj! Të dashur nxënës, u pasurofshi çdo ditë me pafundësi dijesh! Qofshi krenarë, të nderuar mësues, për profesionin më të rëndësishëm, në ndërtimin e së ardhmes të vendit tonë! 

Shkruaj nje koment