Një 33 vjeçar nga Përmeti me inicialet B.N rrezikon të dënohet me burg për veprën penale “Mosparaqitje në repart”.
Ushtaraku është shpallur në kërkim pas mungesën në repart dhe mosparaqitjes në afatin e caktuar.
Ushtaraku në kërkim është është gjetur një ditë më parë, ndërsa tani do t’I duhet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Rrethit Ghyqësor Tiranë që e ka dënuar 33 vjeçarin me 15 ditë burg.
Ja çfarë parashikon Kodi Penal Ushtarak për këtë rast.
KODI PENAL USHTARAK
Neni 36
Mosparaqitja në repart ose në vendin e shërbimit
Mosparaqitja e ushtarëve dhe nënoficerëve të shërbimit të detyruar ushtarak pa shkaqe të arsyeshme në repart ose në vendin e shërbimit me rastin e emërimit, transferimit, kthimit nga misioni, nga spitali ose leja, për një kohë më tepër se pesë ditë ose më shumë se një herë për një kohë më tepër se njëzetekatër orë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Po kjo vepër e kryer në kohë lufte apo në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.