USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËJETUESES, PRANGOSET 42-VJEÇARI

0
11

Komisariati i Policisë Delvinë njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin N.M., 42 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi i tij u krye pasi, sipas Policisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment