Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, prangoset 56-vjeçari nga Këlcyra

0
166

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 56-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Gurë, Këlcyrë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke mbajtur 1 armë sportive, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here