
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Vangjush Dakos. Kryebashkiaku kërkoi një masë më të lehtë sigurie.
Dako mbahet në qeli që nga muaji qershor kur ra në pranga. Atij iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën për shpërdorim detyrim në dy raste.
Rasti i parë bën fjalë për një pallat që u nis 7 katësh në vitin 2010 dhe përfindoi me 11 katë ne vitin 2014, kohë kur doli edhe leja e pallatit. Ky i fundit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit në të vitit 2019.
Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.