Varfëria gjunjëzon familjen Ajdini në Tepelenë

Prej vitesh familja Ajdini në qytetin e Tepelenës jeton në varfëri ekstreme. Apeli SOS vjen pas gjendjes së mjerueshme me të cilën përballen çdo ditë 5 anëtarët e familjes. E ëma na rrëfen gjendjen në të cilën ndodhen ku ndonëse në moshë të tretë i duhet të kujdeset për fëmijët. I biri Bledari ka pësuar një aksident ku ishte një mrekulli fakti që i mbijetoi, pasi një autobuz e përplasi. Pasojat e këtij aksidenti Bledari i vuan ende sot. Për shkak të plagëve të mara njëra këmbë e tij kërkon operim urgjent pasi ai nuk mund të ecë normal si çdo njeri për shkak të këputjes së tendinës në këtë pjesë të saj. Ndonëse i janë drejtuar shpesh herë bashkisë së Tepelenës për sigurimin e një ndihme financiare një gjë e tillë nuk i është ofruar. Veç kësaj kushtet ku kjo familje jeton janë të mjerueshme.
Familja Ajdini kërkon ndihmë për të siguruar shumën prej 4 mijë eurosh për të zhvilluar operacionin e djalit të tyre ndërsa shpresojnë se ndoshta një ditë do tu vijë mundësia të bëjnë një jetë normale në një banesë me kushtet minimale. Me sytë që lotojnē, me dhimbjen në zemër të një nëne të vuajtur, ndahemi prej familjes Ajdini ndërsa instancat vendore heshtin përpara thirrjeve dëshpëruese të varfërisë ekstreme që ka pushtuar këtë familje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment