Varhelyi: I zhgënjyer që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë

0
156

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, thotë se është i zhgënjyer nga fakti që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai shton se BE-ja duhet të çajë bllokadën për të bërë të mundur që këto shtete të ecin përpara në procesin e integrimit.

‘I zhgënjyer që nuk mundëm të lëviznim përpara me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por unë shpresoj që në një periudhë të shkurtër kohore të mund të jemi në gjendje.

Ne na duhet të thyejmë bllokimin shpejt. Kjo është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën.

Me rishikimin e metodologjisë për Ekonominë dhe planin e Investimeve, ne kemi një dritare unike për të mundur të lëvizim rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme. Ne do vijojmë të punojmë për këtë qëllim’, është shprehur Varhelyi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here