Varianti Delta në dhjetë qytete në Shqipëri

 

Varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri, ka deklaruar sot Komiteti Teknik i Ekspertëve. Raste me variantin Delta janë regjistruar në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastra, Korçë, Peqini, Mati dhe Vlora.

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe shefja e Task-Forcës anti-Covid, Mira Rakacolli pranoi sot se varianti indian i koronavirusit, ‘Delta’, qarkullon gjerësisht në Shqipëri.

Rakacolli tha se prania e mutacionit ‘Delta’ në vendin tonë është vërtetuar zyrtarisht ngaq laboratori në Berlin.

Në vend ka një rritje të lehë të numrave të rasteve të reja ditore dhe incidencës një javore,. Por pavarësisht kësaj, vendi vazhdon të mbetet n një situatë të qëndrueshme epidemiologjike. Në Rajon, Europë dhe botë vihet re një rritje  e konsiderueshme e rasteve të reja. Siç është bërë me dije, në Shqipëri është vërtetuar zyrtarisht dyshimi për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri  Kampionet kanë qenë nga disa rajonet, çka do të thotë se virusi kalon lirshëm”. 

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kufizuese për shkak të situatës nga koronavirusi. Zv.ministrja Rakacolli deklaroi se masat anti-covid nuk do të ndryshojnë.

Komiteti i Ekspertëve mendon se pavarësisht se është vërtetuar dyshimi për variantin Delta, mbrojtja është njëlloj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë’ tha ajo.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se varianti Delta është shtrirë tashmë në dhjetë qytete.

“Në fakt para se të themi detaje, situata epidemiologjike ka pësuar rritje. Në spital janë të shtruar 9 pacientë. Vijojnë të shtohen numrat e të vaksinuarve me dy doza. Procesi i vaksinimit po vijon me shpejtësi dhe rritme të shpejta. Në Gjermani dërguam 21 mostra, i kemi vënë mënjanë nga 1 qershori kur kemi filluar të shohim sinjalet e jashtëzakonshme. E rëndësishme është që i kemi gjetur në Tiranë, Elbasan, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, etj. E gjithë kjo përpjekje ka një vlerë të veçantë. Masat janë në fuqi dhe kërkojnë përulësi. Është mundësi e shtuar për të kujtuar se nuk kemi përfunduar me pandeminë dhe nëse për një moment harruam që jemi në këtë situatë, qarkullimi i këtij varianti tregon se nuk e kemi përfunduar këtë detyrë.

Fico, u ka bërë apel qytetarëve që të marrin të dy dozat e vaksinave, pasi kështu do kenë risk minimal nga varianti i ri indian.

“Nëse për një moment harruam që jemi në këtë situatë, qarkullimi i këtij varianti tregon që nuk e kemi përfunduar këtë detyrë. Mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena, janë kryefjala. Ky proces vijon, për të çuar në mënyrë të përsëritur mostra. Ajo që do të kërkoja nga qytetarët është që në fund të ditës të mos anashkaloni këshillat. Nëse keni kryer dozën e parë, kryejeni edhe dozën e dytë. Persona me dy doza vaksina kanë shans minimal për të bërë gjëra drastike në shëndetin e tyre sa i takon Covid-19”, tha Fico.

Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se nga gjashtë rastet me Delta janë të vaksinuar jashtë vendit.

 Ajo ka sqaruar se dy raste janë nga Mbretëria e Bashkuar, dy nga Gjermania dhe nga një rast nga Çekia, Spanja, Maqedonia dhe Pakistani.

“Janë 6 raste të vaksinuar, dy raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qënë të vaksinuar në AstraZeneca në prill. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, dhe dy të tjerët kanë qenë me Coronavac. Ajo çka vihet re është se në spitale po rritet numri i të rinjve, por nuk po ndodh tek ne. Kemi ndjekur modelin e të gjitha vendeve edhe pse kemi pasur strategjinë tonë të vaksinimit. Planifikimi për në booster po analizohet nga ekspertët. Shumë qytetarë rendin për të bërë anti-corpe.Vaksinohuni dhe ruhuni.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment