Varianti i ri Omicron/ Shqipëria ndalon ardhjet nga gjashtë vende afrikane

0
16

Në kuadër të parandalimit për shpërthimin e variantit të ri Omicron, Shqipëria do të ndalojë duke nisur nga sot, ardhjet nga gjashtë vende të Afrikës.

Të ardhurit nga Kenia, Angola, Zambia, Senegali dhe Afrika e Jugut, nuk do të mund të hyjnë në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë që kthehen nga këto destinacione duhet t’i nënshtrohet një karantine 14 ditore, për të shmangur përhapjen e virusit.

Komiteti i Ekspertëve njoftoi një ditë më parë masat e reja në kuadër të pandemisë. Çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç do të ketë mundësi të marrë një dozë të tretë të vaksinës, pasi të kenë kaluar 6 muaj nga injektimi i dozës së dytë.

Shkruaj nje koment