Vazhdojnë paturpësite e Institucionit “Fantazmë”, Bashkia Gjirokastër

0
60

Nga Emin Kokalari

🚨 Paturpësite e Institucionit “Fantazmë”, Bashkia Gjirokastër vazhdojne 🚨

🤯 Ne nje postim zyrtar nga ana e ketij institucioni shprehet se: “nuk do te toleroje askënd qe i shkon ndërmend te veproje me llogjike te mbrapshtë” dhe madje ben dhe te paturp kundrejt komunitetit bisnesin apo personin ne fjale !

📝 Sipas ketij postimi nje biznes gjobitet me 10.000 leke, per arsye te hedhjes se mbeturinave ne ambjentin publik ne mes te pazarit.

🐕 Por, sic shihet dhe nga pamjet ne video, biznesi ne fjale nuk ka patur asnje faj, por qente pa pronar kane shqyer dhe shperndare neper rruge plehrat.

🦹‍♀️ Si mundet bashkia (spurdhjake) te gjobise biznese ne menyre te tille jashte ç’do lloj norme dhe pa asnje lloj fakti. Ne fund te te fundit qesen me mbeturina mund ta leje kushdo ne rruge përballë ç’do biznesi, i bie qe te gjobitet biznesi qe i ka me afer?

🚮 Po plehrat tek tuneli direkt mbi bashkine qe kane me vite pa u pastruar ku kalojne mijera turiste bashkia perse nuk i pastron? Po përrenjtë e mbushur me lloj lloj mbetjesh te rrezikshme bashkia pse nuk i pastron?

🚮 Po plehrat brenda godinave te braktisura ne mes te pazarit perse nuk i pastron?

🐕 Per pjesen e qenëve pa pronar jam marë personalisht vete per ta zgjidhur dhe bashkia na ka genjyer dhe nuk na ka mbeshtetur.

💁‍♂️ Bashkia Gjirokastër nuk ka ndihmuar asnje biznes dhe asnje grup te rinjsh pervec fotove te shumta qe hedh kryetari i ketij institucioni neper lokale te ndryshme gjate oreve te nates. Madje ky institucion pervec se nuk ndihmon tashme dhe demton biznesin privat.

👮‍♂️ Bashkia Gjirokaster me denoncon mua personalisht per “Mosbindje” per qenin tim i cili disponon me shume dokumentacion nga shumica e punonjësve te saj…

👫 Bashkia Gjirokaster nuk interesohet per asnje banor, asnje lagje, asnje komunitet dhe asnje problem që qytetarët mund te kene. Le te dali dikush dhe te vertetoje te kundërtën po mundet.

🗣️ Kryetari i bashkise nuk ju flet njerezve me goje dhe as ka dale ndonjehere te takoje banore neper zona apo lagje te ndryshme.

🤷 E kuptoj faktin qe nuk i plas menderja fare bashkise se ç’them une apo dhe per temat e shumta qe kam denoncuar publikisht. Sepse ka vetem nje qellim:

💰Ha, Pi, Vidh dhe ik.

🏚️ Bashkia Gjirokaster eshte nje institucion i degraduar i cili gjobit Gjirokastritet te cilet pastertine e kane trashegimi nder breza nepermjet fshatarësisë qe i karakterizon.

Shkruaj nje koment