Vazhdon fluksi i klandestinëve, nuk tërhiqen pas

0
182

Siri, Libi, Algjeri, Marok dhe Palestinë. Kjo është kombësia e klandestinëve të kapur nga policia kufitare ditën e djeshme.

16 shtetasit e huaj janë ndaluar në brendësi të territorit shqiptar, jo shumë pranë kufirit me Greqinë, prej nga kanë ardhur, por shumë pranë qendrave të banuara dhe pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.

Policët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër kanë kapur imigrantët e paligjshëm në fshatin Dervician, në vendin që njihet si Ura e Glinës.

Ata i janë nënshtruar procedurave të përzgjedhjes dhe tashmë identiteti I tyre është pjesë edhe e dosjeve të policisë shqiptare.

Në përfundim të procedurave shtetasit e huaj kanë zgjedhur të rikthehen vullnetarisht në Greqi. Me shumë mundësi një pjesë e mirë e tyre do të ritentojnë sërish për të kaluar kufirin e gjelbër.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 28.03.2018, në fshatin Dervician, te Urës e Glinës, janë kanë kapur 16 shtetas të huaj nga Siria, Libia, Algjeria, Maroku e Palestina, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi me vullnetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here