“Vdekja aksidentale e një anarkisti” e Dario Fo, premierë në Teatrin e rikonstruktuar të Gjirokastrës

0
61

Salla e rikonstruktuar e teatrit “Zihni Sako” u inaugurua mbrëmë me premierën e regjisorit italian Dario Fo, me trupën e aktorëve shqiptarë të Gjirokastrës.

Ka qene shfaqja “Vdekja aksidentale e një anarkisti” nga Dario Fo, ajo që mbushi pas shumë kohësh sallën e munguar të teatrit.

Aktoret janë shprehur të emocionuar për rikthimin e tyre në skenë pas kësaj mungese por edhe për bashkëpunimet e reja që janë duke zhvilluar me koleget italian.

Nga ana e tij, regjisori italian Enzo Toma është shprehur i kënaqur për suksesin që patën arritur gjatë kësaj mbrëmjeje me këtë vepër që po e përgatisnin prej disa kohësh.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit te teatrit ishte dhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro.

Shkruaj nje koment