Vdekja e 3-vjeçarit, Urdhri i Stomatologëve: Kërkojmë të gjitha të dhënat e mjekimit nga dentisti që kreu ndërhyrjen

0
125

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë, ka kërkuar nga dentisti që ka kryer mjekimin dentar ndaj 3-vjeçarit që humbi jetën disa ditë më parë të gjitha të dhënat e mjekimit të aplikuara ndaj të miturit.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, USSH thekson se stomatologu kurues duhet të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë.

Njoftimi zyrtar nga Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë:

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë kërkon publikisht e zyrtarisht nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar, të gjitha të dhënat e mjekimit, përfshirë protokollin e mjekimit që është aplikuar për vogëlushin e ndjerë Brian Spahiu, grafitë para e pas mjekimit etj, sipas kërkesave të Komisionit Disiplinor që është ngritur posaçërisht për këtë çështje. Stomatologu kurues të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegueshme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media edhe mosparqitja  në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë.

Deri tani Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka ndjekur me tepër vëmendje reanimatorin Prof.Xhaxho, për të cilin nuk kemi asnjë koment, por për Prof.Xhaxho do të ishte tepër e domosdoshme, ligjore, etike dhe korrekte që në daljen e tij mediatike të ishte sëbashku me stomatologun që bëri mjekimin si në çdo rast tjetër të ngjashëm e simetrik.

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka tagrin ligjor e statutor të informohet imtësisht nga stomatologu që ka kryer ndërhyrjen dentare, ndërkohë që akoma s’ka një emër konkret.

Shkruaj nje koment