Vdekja e 64 vjecarit ne Asim Zenel flasin familjaret

Familja Haxhiaj ne fshatin Asim Zenel humbi mesditen e djeshme kryefamiljarin 64 vjecarin Andrea Haxhiaj i cili u mundua permes flakeve te egersuara te shpetonte banesen dhe vreshtin ebere me aq mund.
Hyrja e tij mes flakeve do ti sillte djegien e pashmangshme. Ne ato momente Haxhiaj ka therritur per ndihme bashkshorten Tatjanen 57 vjecare e cila gjithashtu pesoi djegie te shkalles se trete . Sot ne banesen e tyre dy kateshe jane hapur dyert e mortit. Fqinje prinder te Tatjanes dhe kusherinj thone se kjo humbje jete i ka tronditur dhe se mund te ishte evituar .Demet nga zjarri i dy diteve eshte i konsiderueshem per tokat bujqesore qe jane djegur totalisht. Ndersa nga djegia nuk ka shpetuar dhe nje faqe mali .aktualisht zjarri eshte vene ne kontroll. Gjate nates u operua me intensitet nga ajri dhe toka duke bere te mundur shuarjen e flakeve agresive. Zjarri perfshiu tre fshatra te Lunxherise, Arshi Lengo Asim Zenel dhe Krine .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment