Vdekja e 7-vjeçares në Himarë/ Sot protesta e shoqërisë civile para Ministrisë së Brendshme

0
152

Pas tragjedisë në Himarë ku humbi jetën një vogëlushe 7-vjeçare pasi u përplas nga një mjet lundrues që kryente manovra të rrezikshme në breg të detit, shoqëria civile do të zhvillojë sot një protestë para Ministrisë së Brendshme.

Protesta do të mbahet në orën 19:00 nën moton “Nuke  vrau varka, por shteti”.

Në këtë protestë qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime të forta nga krerët e opozitës në vend.

Shkruaj nje koment