Vdes nga helmi i fasuleve 16 vjecarja nga fshati Zenelaj

0
159

Nje 16 vjecare nga fshati Zenelaj ne Bashkine Gjirokaster, ka humbur jeten para pak minutave ne Spitalin e Gjirokastres teksa u konstatua me helmim te rende ne aparatin gastriintestinal.

Burime per Jugulajm, bejne te ditur se e reja quhej Genta Pula dhe eshte helmuar pa vetdije teksa fuste ne goje fasule te pabera. Keto te fundit ishin sperkatur me helm kunder mizave nderkohe qe 16 vjecarja nuk kishte dijeni. Kete veprim e reja e ka ndermarre disa here gjate dites se sotme derisa u gjend e keputur.

Familjaret e saj nisur nga gjendja e kane percjelle per ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres per t’u trajtuar. Pas perpjekjeve te shumta, 16 vjecarja Pulaj ka nderruar jete pasi helmi ishte shume i rende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here