Vdiq Charles Aznavour, këngëtari i “La Boheme”!

0
268

 

Aktori, por mbi te gjitha monumenti i këngës franceze, muzikanti me origjinë armene vdiq ne moshen 94 vjeç.

Charles Aznavour ishte një artist i kompletuar.

Ai kompozoi disa nga këngët më të bukura të repertorit francez. Charles Azanour, autori i “La Bohème”, “Më mer me vete” ose “Eshtë dje” vdiq këtë të hënë me 1 tetor. Ai ishte 94 vjeç. Born Chachnour Varinag Aznavourian, lindi me 22 maj 1924 në lagjen 6 në Paris, në një familje emigrantesh armenë.

Ai  e  mësoi të kënduarit në Shkollën e Fëmijëve, ku vec te tjerave mesoi vallëzimin, kozmetikën, skenën  dhe  komedine. Në fund të viteve 1940, karriera e tij filloi te njihte sukses pas viteve të vështira qe kishte kaluar. Që nga mosha 9 vjeçare, ai ishte përpjekur të shkonte  nëper  kabare periferike  dhe vallëzime . Dyshja që ai formoi me shokun e tij Pierre Roche joshi Edith Piafin. Ajo ju hapi  dyert e Amerikës. Piaf madje i ofroi  atij një operacion estetik të hundës.

“Kam pasur gjithçka kundër meje”-thoshte shpesh Aznavour.

Në vitin 1952, ai u kthye në Francë dhe me shume veshtiresi filloi karrierën e tij. Radiot e bojkotojnë atë, mediat nuk i kushtojne shume rendesi. Zëri i tij  kritikohet shumë ne ate kohe, dukej si jashte kohe. Ai është njohur më pas si autor  i Juliette Greco (urrej të dielave), Mistinguett dhe Patachou.

“Kam pasur gjithçka kundër meje, kunder zërit, këngëve – u tha se nuk isha popullor, dhe kur u bëra i  njohur, shoshin  se isha shumë komercial, por unë kisha të drejtë  për gjithçka”, tha Aznavour  në 2004 në emisionin e Thierry Ardisson.

Më në fund  në vitin 1957 erdhi suksesi, me koncertet në Alhambra dhe Olympia. Në këtë moment edhe karriera e tij filmit shpërtheu gjithashtu.

“Unë nuk e di se çfarë po ndodhte, por ku unë kam pasur kunder disa artikuj të tmerrshem, nga pikëpamja e aktorit unë kam qenë gjithmonë i zemëruar,  ndoshta  shumë i zemeruar “, tha ai në ate kohe ne një intervistë televizive më 1963.

Ai thoshte shpesh se nxites per te ecur perpara kishte zemërimin.”Unë jam gjithmone  i zemëruar. Më duhet të ndihem gjithmone  i zemëruar që të kem forcën për të vazhduar perpara”, tha  njehere ai në një intervistë televizive më 1963.

Më pas ai filloi një turne të madh botëror të ku prezantoi hitet si La Mamma. Në 1965, ai shkroi La Bohème, (https://youtu.be/Oj-3hk2L7MQ) një nga këngët e tij më të famshme. Në vitet ’70 këngët e tij janë të fokusuara mbi faktet qe vinin nga shoqëria. “Sa herë që ka një fakt të vështirë nga perditshmeria, unë jam aty”, thosh ai.

Për ty, Armeni

Kjo është epoka e kengeve si, sic ata thonë, në lidhje me homoseksualitetin ose Te vdesesh për dashurine, mbi vetëvrasjen e  Gabrielle Russier, një mësues i cili kishte dashuruar  një liceiste të shkollës së mesme, por qe ishte i akuzuar për abuzim me te mitur, dhe qe me pas kreu vetëvrasje . “Doja të reagoja  kundër marrëzirave dhe shpirtrave borgjezë”,  tha ai për  Express.

Paralelisht me këngën ai ndoqi dhe një karrierë në kinema. Në vitin 1979, Charles Aznavour kthehet me Daullet e Volker Schlöndorff ( Palma e artë në Kanë) dhe Fantôme du Chapelier i Claude Chabrol, në vitin 1982.

Në dhjetor 1988, ai mblodhi rreth vetes rreth  80 artistë për të kënduar, “ Per ty Armeni”  nje koncert  për të mbledhur fonde për vendin e tij te origjines, viktimë e një tërmeti  shumë vdekjeprurës.

“Zhvendosja” në Zvicër

Në vitet 70, shumë më parë se Gerard Depardieu, ai kishte probleme me departamentin e taksave dhe per kete arsye u ekzilua në Zvicër. “E kisha median kundër meje, administrata gjithashtu kundër meje, nuk kisha më punë, dhe u largova,” tha ai ne nje emision në TV5 Monde. Në vitin 2008, Presidenti armen i dha atij kombësinë armene. Dhe në vitin 2009, Charles Aznavour pranoi postin e ambasadorit të Armenisë në Zvicër.

“Unë jam një zemërim shëtitës”!

Albumi i tij i fundit, Encores,(Akoma) i hedhur ne treg  në mars të vitit 2015, dëshmoi edhe nje here interesin e tij, gjithmonë të gjalle për shoqërinë. Shtatorin e kaluar, ai u angazhua ne ceshtjet e emigrantëve, duke propozuar qe emigrantët të mirepriteshin dhe te strehoeshin  në fshatrat e shpopulluar  franceze, për të “ndërtuar te ardhmen e tyre “.

“Kurrë nuk pushova së punuari. Nuk mund ta kaloj qofte edhe një ditë te vetme duke mos bërë asgjë,” thosh ai që ka shkruar më shumë se 800 këngë. Dhe kështu në vitin 2015, në moshen 91 vjecare, ai këndoi: “Unë nuk pres më  asgjë nga jeta, por  unë jetoj cdo ditë “, dhe me një buzëqeshje të lehtë shtoi: “Kjo ishte thjesht një rimë, asgjë më shumë “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here