Veliu mbledh drejtoret e policise

Lëvizja e radhës e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut, pas inspektimit në terren ishte takimi me drejtuesit e drejtorive kriminale. Ai zhvilloi një takim i cili ka zgjatur rreth 3 orë dhe janë analizuar rezultatet e direktivave që iu ishin dhënë më herët.

Ky takim vjen pas ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi  në vendin tonë. Zbardhja e krimeve, armëmbajtja pa leje, situata me kultivimin e lëndëve narkotike dhe aksioni kundër ndërtimeve pa leje kanë qenë fokusi i diskutimit, sipas informacioneve që janë për bërë publike nga mediat.

Qarqet më problematike përsa i përket nivelit të kriminalitetit janë cilësuar Vlora dhe Shkodra. Kujtojmë që pas vrasjes që ndodhi në Velipojë, ku mbetën të pajetë 4 persona është përfolur për largime drejtuesish nga policia, gjë e cila u paralajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama, por ende nuk ka asnjë emër apo vendim të bërë publik.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment