Vëllai godet të vëllanë me sëpatë, për haurin e shtëpisë

0
712

fshati-vasjar

Vëllai godet vëllanë për pronën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vasjarrreth 12 km në verilindje të të Tepelenës, kur Robert Betaj 55 vjec, ka qëlluar të vëllanë Islam Betajn 58 vjec. Gjithcka që ka ndodhur, është mësuar në Komisariatin e Policisë së Tepelenës, pas sqarimeve që ka dhënë agresori pas arrestimit të tij. Motivet që cuan në konflikt dy vëllezërit, kanë qenë për një haur në banesën ku jetojnë vëllezërit me familjet e tyre. Hauri që ndodhet në katin përdhes të banesës, është pronë e diskutueshme mes Islamit dhe Robertit dhe mjaft herë, konfliktet kanë qenë të dhunshme mes tyre por vetëm dje, dhuna kapërceu cdo lloj limiti, duke përdorur mjete të forta. Viktimë e dhunës, ka ngelur vëllai i madh i Robertit, pasi ky i fundit e ka qëlluar me një bisht sëpate. Fati ka qenë me të lënduarin, se nëse i vëllai do të përdorte anën tjetër të bishtit, atëherë, vdekja ishte e garantuar për të. Goditjet në drejtim të vëllait të madh nga ana e vëllait të vogël, kanë qenë të dhunshme aq sa detyruan komshinjtë e familjes Betaj, që të conin vetë në spital, të vëllanë e Robertit të mbytur me gjak. Plagët që shkaktoi agresori, ishin të shumta në kokë dhe në gjymtyrë. Gjendja e tij kritike, detyroi që ai të transferohej nga Spitali i Tepelenës, në atë Rajonal të Gjirokastrës duke i’u nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të ndaluar hemoragjinë që shkaktuan goditjet. Mbi Robert Betan, rëndon vepra penale e plagosjes së rëndë me dashje. Materialet i kaluan organit të akuzës për ndjekje të mëtejshme.

 

Shkruaj nje koment