Vendi i parë që po synon të prezantojë rrjetin 6G

1
171

Rrjeti 6G pritet të pushtojë tregun rreth vitit 2030, teksa “universi industrial” po vazhdon të zgjerohet në industrinë e teknologjisë. Këtë parashikim e bëri Pekka Lundmark, shefi ekzekutiv i kompanisë të telekomunikimit Nokia. Ai i bëri këto komente së fundmi në samitin e Davos, gjatë pjesëmarrjes në një panel të quajtur “perspektiva strategjike në ekonominë digjitale”.

Së fundmi Koreja e Jugut ka thënë se synon të lançojë rrjetin e saj 6G duke përdorur teknologjinë më të avancuar, rrjete celulare të avancuara të bazuara në softuer të gjeneratës së ardhshme dhe duke forcuar rrjetet e zinxhirit të furnizimit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria koreane e Shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Qeveria e Koresë së Jugut do të inkurajojë kompanitë lokale të prodhojnë materiale, komponentë dhe pajisje për zhvillimin e rrjetit 6G dhe gjithashtu planifikon të forcojë zinxhirin e furnizimit për të mbështetur rrjetin e përmendur. Një studim fizibiliteti që hulumton teknologjinë 6G tashmë është duke u zhvilluar dhe i gjithë projekti ka një vlerë pak më shumë se 482 milionë dollarë.

1 COMMENT

  1. Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here