Vendi nuk gjen qetësi në prag të zgjedhjeve, të shtëna me armë në Vlorë

Vendi ynë nuk po gjen qetësi këtë të mërkurë, kur kanë mbetur vetëm 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur në një lokal në Novoselë të Vlorës. Policia bën me dije se po punon se nuk ka persona të lënduar dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Ditën e sotme, qyteti i Elbasanit u trondit nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, mes të cilëve një efektive e forcave shqiponja.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment