Vendim i padrejtë dhe absurd, nevojitet qetësi, vetpërmbajtje dhe kurajë !

0
131

Nga Roland Bejko

Vendimi pa asnjë provë i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që la në fuqi vendimin e gjykatës së Faktit të Krimeve të Rënda duke dhënë dënime ekstreme ndaj të ashtuquajturit “grup i Lazaratit” është dëshmia flagrante sesi drejtësia është kapur politikisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Vrasja e efektivit të Reneas të ndjerit Ibrahim Basha në hyrje të Lazaratit në vitin 2015 nuk mund të mbetej pa autor dhe ashtu si në rastin e bombës në Ambasadën Sovjetike duhej të sajohej me patjetër një grup armiqësor dhe si në atë kohë edhe tani bijtë e etërve në pushtet sajuan një grup “të strukturuar kriminal” duke mbledhur ca adoleshentë poshtë e përpjetë dhe duke ju dhënë atyre dënime kapitale.

Sipas penalistëve më të mirë që ka vendi, të cilët e kanë studiuar dosjen kanë vënë re se ajo është një aktakuzë e formular keq, pa profesionalizëm, pa prova dhe qartësisht e hartuar nën presion politik.

E kuptojmë që gjyqtarët janë nën presionin e “vetingut” të Edi Ramës dhe nuk kanë b….ti dalin kundër urdhërit të tij politik, por në ndërgjegjen e tyre nëse e kanë një të tillë, ky dënim ekstrem dhe kapital për disa adoleshentë, ka për të qenë sigurisht një gropë e zezë. Turpi do ti shoqërojë përjetë!

Me këtë dënim ekstrem ata nuk dhanë drejtësi për viktimën e ndjerë, por sajuan dhe bënë viktima edhe disa të tjerë.

Pas këtij vendimi absud të gjykatës, revolta e familjarëve është legjitime.
Por në këto raste duhet vetpërmbajte dhe kurajo. Nuk mund të sulmohen gazetarët që janë duke bërë punën e tyre.

Tani në mungesë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, familjarët dhe avokatët e çështjes duhet ti drejtohen sa më parë Gjykatës ndërkombëtare të Strasburgut.

Aty vendimet e gjykatës nuk i dikton dot as Edi Rama, as organizata e tij kriminale që drejton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here