“Vendimi i Apelit nuk përbën moment triumfi”, zbardhen tri çështjet e diskutuara në mbledhjen e Alibeajt

0
126

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Kryesinë dhe grupimin e tij.

Ai tha se propozoi që fokusi kryesor të jenë zgjedhjet e 14 majit, ndërsa paralajmëroi një aleancë me bazë të gjerë me partitë e djathta. Alibeaj zbardhi edhe tri çështjet e diskutuara në mbledhje.

“Vendimi i gjykatës së Apelit nuk përbën për askënd kurrsesi ndonjë moment triumfi, revanshi kurrsesi, është një moment i ngarkimit me një përgjegjësi historike e cila është moment i mirë për të rimarrë edhe njëherë energji të reja për fitore.

PD merr përsipër ndërtimin e një aleance sa më të gjerë të mundshme të të gjitha partive të djathta, brnda kornizës përbashkuese të vlerave demokratike kombëtare e perëndimore. 

Së dyti, kjo është akoma më e rëndësishme. Lidhur me Këshillat bashkiakë, ju kam propozuar dhe është miratuar që duhet të fillojmë menjëherë nga puna që të mbledhim demokratët. Rregullat dhe mekanizmat do të përcaktohetn në lidhje me përbërjen e listave.

Së treti, lidhur me kandidatët për kryetarë bashkie. Në funksion të bashkimit dhe duke konsideruar realitete që kanë prodhuar Primaret e para vitit 2021, votimet me Primare nga grupi i Rithemelimit e kandidatë të tjera, kam propozuar hapjen pa asnjë lloj kufizimi ndaj gjithë këtyre prurjeve, kandidatëve tanë, të Rithemelimit dhe prurjeve të reja. Të dalim me një kandidat unik. Kjo është ajo që kam propozuar unë, një kandidat për demokratët dhe fitues”, tha Alibeaj. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here