Vendimi i BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Çfarë ndryshoi ?!

0
143

Nga Afrim Krasniqi

Lajm i mirë për Shqipërinë! BE i hap dritën jeshile për nisjen e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Çfarë ka ndryshuar nga tetori 2019, ne apo BE? I ngjasojmë studentit që ka ngelur në klasë në sesionin e provimit, pastaj në sesionin e vjeshtës dhe pastaj merr notë kaluese në sesionin tjetër pasi profesori ndjehet i lodhur nga studenti mbetës dhe ka lehtësuar provimin. Në fakt, edhe në këtë rast nuk kemi ndryshuar ne, por ka ndryshuar metodologjia e BE ndaj procesit, asgjë tjetër. Kushtet ndaj nesh mbeten të njëjta, me ndryshimin se janë shtuar dy të reja, – një prej të cilave (ligji i mediave) nga ato “dhuratat” që ia bëjmë vetes vazhdimisht! Më 18 dhjetor në “ https://
a2news.com/2019/12/18/3-elemente-per-te-kuptuar-se-paketa-anti-shpifje-eshte-ne-dem-te-shqiperise/ ” pata mundësinë të thoja se “Parlamenti Evropian dhe ai gjerman i kanë vendosur kushte Shqipërisë. Ne presim të zgjidhim këto kushte dhe jo të krijohet një kusht i ri”, gjithsesi siç e dimë të gjithë, politikanët tanë nuk dëgjojnë shqip, po vetëm anglisht dhe ndonjëherë gjermanisht e holandisht!
Cila është rëndësia e këtij vendimi? Do të ketë më shumë “Bruksel” në Tiranë, politikanët e zyrtarët tanë do jenë më të monitoruar, shanset e ndryshimit pozitiv si shoqëri do të jenë më të mëdha, “presionet” nga shtetet anëtare do të rriten, ekspertët do kenë më shumë punë, qeverisja virtuale ia lë vendin qeverisje konkrete e të matshme, etj, etj. Ka një listë të gjatë, shumë të gjatë që duhet ndjekur e zbatuar duke dalë nga bunkierët politikë dhe duke vendosur shtetin, vendin e interesin publik mbi partinë e karrierat personale.
Nisja e bisedimeve është një hap, mbyllja e tyre do të dojë shumë, shumë kohë! Gjithsesi vendimi sot e rrëzoi mitin provincial të tetorit 2019 se Evropa i paragjykon shqiptarët dhe se në thelb, nga sot gjithçka mbi progresin apo dështimin është e mbetet në dorën tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here