Vendimi i Bordit, ja sa do të kushtojë nafta, benzina dhe gazi në ditët në vijim

0
143

Bordi i transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë ndryshuar. Çmimi i naftës është rritur me 10 lekë për litër, që do të thotë se duke filluar nga sot në orën 18:00, do të shihet me 239 lekë nga 229 që ishte. Edhe benzina ka pësuar rritje me 8 lekë, ku nga 229 lekë/litri që ishte do të shitet 237lekë/litri.  Nga ana tjetër, çmimi i gazit mbetet i njëjtë, ku vijon të shitet me 90 lekë për litër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here