Vendimi i Qeverisë: Flamuri i BE-së vendoset përkrah atij shqiptar në të gjitha institucionet publike

0
208

Flamuri i Bashkimit Europian do të ngrihet përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave është publikuar dje në Fletoren Zyrtare.

Me propozim të ministres së Jashtme Xhaçka, Qeveria ka bërë disa shtesa në ligjin nr. 8926, datë 22.7.2002, “për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.

Ndryshimet janë bërë në nenin 4, pika 2, ku shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHE

PËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,

FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE

MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Në nenin 4, të ligjit nr. 8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, bëhen këto shtesa:

  1. a) Në fund të pikës 2 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”.

  1. b) Në pikën 5, pas fjalëve “… si dhe raporti i përmasave të tij për këto mjedise, …”, shtohen

“… si dhe mënyra e përdorimit dhe përmasat e flamurit të Bashkimit Evropian …”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here